ShowBizzz

Luiz Ejlli përballet me Albërie Hadërgjonajn pas komentit për Beatrix Ramosajn: “I kërkoj falje”

Luiz Ejlli është rikthyer te një deklaratë e bërë gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania”, e cila kishte përfshirë edhe emrin e Beatrix Ramosajt.

Gjatë emisionit të tij “Live me Luizin”, këngëtari pati përballë Albërie Hadërgjonajn, tezen e Beatrixës, dhe shfrytëzoi rastin për të sqaruar publikisht batutën që kishte bërë dikur për mbesën e saj.

Luizi u shpreh se komenti kishte qenë në kuadër të humorit dhe se në atë moment kishte përmendur edhe bashkëshorten e tij, Kiara Titon. Megjithatë, ai theksoi se nëse Beatrixa ishte ndier e lënduar, dëshironte t’i kërkonte ndjesë.

“Unë kam bërë një batutë me Beatrix, ku kam përmendur edhe Kiarën time. Nëse është mërzitur, sinqerisht i kërkoj falje. Të duam shumë. Je shumë vajzë e mirë”, u shpreh Luizi.

Më pas, ai iu drejtua drejtpërdrejt Albëries me një kërkesë për mbesën e saj, e cila ndodhet në Miami.

“A mundesh që kur të vijë nga Miami, t’i japësh Beatrixës një përqafim të madh nga unë dhe Kiara?”, e pyeti këngëtari.

Ky moment riktheu në vëmendje një prej komenteve të Luizit gjatë pjesëmarrjes së tij në reality show, por këtë herë ai zgjodhi ta trajtonte me një mesazh pajtues.

Ndjesa u bë publikisht dhe në prani të tezes së Beatrixës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse vetë këngëtarja do të reagojë ndaj fjalëve të Luizit.

Të Ngjashme