ShowBizzz

FOTO/ Luizi i kërkoi falje publike, por Beatrix Ramosaj i kishte dhënë një përgjigje që tre vite më parë

Luiz Ejlli riktheu në vëmendje marrëdhënien e tij me Beatrix Ramosajn gjatë puntatës së fundit të emisionit “Live me Luizin”, ku i kërkoi publikisht falje këngëtares për një batutë të bërë në të kaluarën.

Megjithatë, pas kësaj deklarate, vëmendje po merr edhe një reagim i vjetër i Beatrixës, i cili daton nga janari i vitit 2023, kur Luizi ishte banor i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”.

Në atë kohë, gjatë një bisede me Bjordi Mezinin, Luizi kishte ironizuar disa prej ish-banorëve të edicionit të parë, mes tyre edhe Beatrixën.

“Femrën ideale, a e di si e doja? E doja inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, të sinqertë si Monika dhe të drejtpërdrejtë si Arjola”, ishte shprehur ai.

Deklarata nuk kishte kaluar pa një përgjigje nga Beatrix Ramosaj, e cila kishte publikuar në Instagram një video të momentit, të shoqëruar me një mesazh ironik për këngëtarin.

“Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Dhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ty”, kishte shkruar Beatrixa, duke shtuar edhe hashtagun “#MELUIZIN”.

Ky reagim i vitit 2023 rikthehet në vëmendje pikërisht pas deklaratës së fundit të Luizit. Gjatë emisionit të së premtes, ku ishte e ftuar Albërie Hadërgjonaj, tezja e Beatrixës, moderatori tentoi ta kontaktonte këngëtaren, por ajo nuk iu përgjigj telefonatës.

Më pas, gjatë një bisede telefonike me nënën e saj, Antigona Ramosaj, Luizi kujtoi batutën e dikurshme dhe u shpreh: “Nëse është mërzitur, sinqerisht i kërkoj falje”.

Ai i kërkoi gjithashtu Antigonës t’i përcillte Beatrixës një përqafim nga ai dhe bashkëshortja e tij, Kiara Tito.

Ajo që bie në sy është se Beatrixa kishte reaguar ndaj ironisë së Luizit që në kohën kur ai ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Për shkak të izolimit nga bota e jashtme, mbetet e paqartë nëse këngëtari është njohur ndonjëherë me atë përgjigje.

Ndërkohë, Beatrixa nuk ka bërë ende një reagim të ri publik ndaj kërkesës së faljes që Luizi i drejtoi gjatë emisionit.

Të Ngjashme