Këngëtari Blero Muharremi ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të dhimbshëm.
Ai ka bërë të ditur se i ka ndërruar jetë tezja, binjakja e nënës së tij, të cilën e konsideronte si një nënë të dytë.
“Sot humba një pjesë të shpirtit tim. Tezja ime, binjakja e nënës sime, por për mua një nënë e dytë. Do të më mungosh gjithë jetën. U prehsh në paqe, o shpirt i bardhë”, ka shkruar Blero.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë të afërmve për këtë humbje të madhe.

