Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë nisur planet për dasmën e tyre, duke zgjuar interes të madh te publiku.
Së fundmi, Donaldi ka ndarë disa detaje rreth këtij hapi të rëndësishëm në jetën e tyre.
Ai tregoi se kanë mendime të ndryshme: Bora dëshiron një dasmë të madhe, ndërsa ai preferon një ceremoni të vogël me rreth 20 persona.
Sipas Donaldit, në dasmat e mëdha jo të gjithë të ftuarit gëzohen sinqerisht për çiftin, ndaj ai anon drejt një feste më intime.
