ShowBizzz

Bota zgjohet me një lajm të trishtë, ndahet nga jeta në moshë të re aktori shumë i dashur

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e kinematografisë amerikane. Aktori RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar më 12 tetor nga përfaqësuesit e aktorit, të cilët përmes një deklarate kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij. Sipas raportimeve të mediave amerikane, Mitte ndërroi jetë të hënën në Brownsville, Teksas.

RJ Mitte fitoi njohje ndërkombëtare falë interpretimit të Walter White Jr., djalit të personazhit kryesor Walter White, të luajtur nga Bryan Cranston. Ai ishte pjesë e serialit gjatë të pesë sezoneve, nga viti 2008 deri në vitin 2013.

Aktori jetonte me paralizë cerebrale, një gjendje që e kishte edhe personazhi i tij në “Breaking Bad”. Përvoja personale e ndihmoi të sillte një interpretim autentik, ndërsa suksesi në ekran i dha mundësinë të fliste publikisht për të drejtat dhe përfaqësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Përtej “Breaking Bad”, Mitte ishte pjesë e disa prodhimeve të tjera, mes tyre “Switched at Birth”, “The Oak Room” dhe “The Guardians of Justice”. Ai ishte gjithashtu i angazhuar në organizata që mbështesin personat me aftësi të kufizuara, përfshirë United Cerebral Palsy dhe Shriners Children’s.

Vetëm pak ditë përpara ndarjes nga jeta, aktori kishte vijuar aktivitetet e tij publike dhe promovimin e projekteve të reja. Më 30 shtator, ai ishte shfaqur në një aktivitet për filmin “Talking to Strangers”, ndërsa në fillim të tetorit kishte marrë pjesë në një aktivitet në Albuquerque.

Sa i përket rrethanave të vdekjes, autoritetet po vijojnë verifikimet. Përfaqësuesit e aktorit nuk kanë bërë publike një shkak zyrtar, ndërsa mediat amerikane kanë raportuar se hetimi është ende në zhvillim.

Ndarja e parakohshme nga jeta e RJ Mitte ka sjellë reagime nga kolegët e tij të “Breaking Bad”, përfshirë Bryan Cranston dhe Aaron Paul, të cilët kanë kujtuar aktorin dhe kontributin e tij në serial.

Të Ngjashme