LifeStyle

Rolet që ka luajtur – Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori amerikan

Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare.

Lajmi i trishtë u konfirmua nga përfaqësuesi i tij për BBC-në, i cili e përshkroi aktorin si një artist të dashur, filantrop dhe mbështetës të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Mitte ndërroi jetë në Brownsville, Teksas. Sipas policisë lokale, shkaku dhe rrethanat e vdekjes ende nuk janë përcaktuar, ndërsa hetimet vijojnë. Autoritetet bëjnë me dije se deri më tani nuk dyshohet për përfshirje të ndonjë personi tjetër.

RJ Mitte fitoi famë ndërkombëtare përmes rolit të Walter White Jr., djalit të personazhit kryesor Walter White, të interpretuar nga Bryan Cranston, në serialin e vlerësuar me çmime Emmy. Në këtë prodhim, ai luajti përkrah Cranston dhe Aaron Paul.

Të Ngjashme