Jashari, ish-bashkëshorti i influencueses së njohur Hatixhe Brika, duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale, pas përfundimit të martesës me Hatin.
Sipas një raportimi të “Prive Klan Kosova”, Jashari është martuar sërish dhe së shpejti pritet të bëhet baba.
Burime të medias në fjalë bëjnë të ditur se ai ka rindërtuar jetën sentimentale, duke zgjedhur ta mbajë marrëdhënien e re larg vëmendjes së publikut.
Jashari u bë i njohur për ndjekësit e rrjeteve sociale gjatë martesës me Hatin, me të cilën marrëdhënia dhe më pas ndarja u komentuan gjerësisht.
Megjithatë, ndryshe nga lidhja e mëparshme, këtë herë ai duket se ka zgjedhur më shumë privatësi.
Për bashkëshorten e tij të re nuk janë bërë publike detaje, ndërsa raportohet se ajo nuk është pjesë e botës së showbizit.
Lajmi për martesën dhe pritjen e një fëmije vjen disa kohë pas ndarjes së tij nga Hati, e cila gjithashtu ka vijuar jetën dhe aktivitetin e saj në rrjetet sociale.
Deri tani, informacioni mbështetet në raportimin e “Prive Klan Kosova”, ndërsa Jashari nuk ka bërë një konfirmim publik për martesën e re apo për lajmin se do të bëhet baba.
