Dhomat e Specializuara kanë publikuar pamje nga ambientet ku të paraburgosurit në Hagë kalojnë kohën e tyre.
Sipas njoftimit të Speciales, personat në paraburgim kanë në dispozicion ajër të pastër dhe hapësira të dedikuara edhe për ushtrimin e riteve fetare.
“Të pandehurit që janë të paraburgosur para ose gjatë gjyqit të tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Atje, ata kanë qasje në ajër të pastër dhe ushtrime, mund të shoqërohen, të presin vizitorë dhe të marrin pjesë në shërbesa fetare.
Paraburgimi para ose gjatë një gjyqi bëhet vetëm kur është e nevojshme për të parandaluar një rrezik të konsiderueshëm, p.sh. rreziku që i pandehuri të përpiqet të frikësojë ose të ndikojë në dëshmitarë.
Çdo dy muaj, Gjyqtarët e Gjyqit të Specializuar të Kosovës do të rishikojnë paraburgimin për të shqyrtuar nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.
Defendants who are detained before or during their trial at the Kosovo Specialist Chambers are held in the Detention Centre in the Hague. There, they have access to fresh air and exercise, can socialize, receive visitors, and attend religious services.
Detention before or during… pic.twitter.com/ztPZAzla1i
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) May 12, 2026
