Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka bërë të ditur se gjatë periudhës 17–24 prill 2026 janë trajtuar gjithsej 60 raste të reja në nivel vendi.
Sipas njoftimit, pjesa dërrmuese e rasteve lidhet me dhunën në familje, me gjithsej 52 raste të evidentuara.
Ndërkohë, janë regjistruar edhe një rast i dhunimit, dy raste të vrasjes në tentativë, një rast i bashkëjetesës me person nën moshën 16 vjeç dhe katër raste të shkeljes së urdhrit mbrojtës.
Gjatë kësaj periudhe janë paraqitur 11 kërkesa për urdhër mbrojtje në gjykatë dhe 13 kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente.
Po ashtu, janë regjistruar një kërkesë për ndërprerje dhe tri për ndryshim të urdhrit mbrojtës.
Institucioni njofton se janë mbajtur 74 seanca gjyqësore dhe 22 seanca në prokurori, ndërsa viktimave u janë ofruar 54 këshilla juridike.
Në aspektin e vendimmarrjes, janë shqiptuar 21 aktgjykime dënuese, një lirues dhe një refuzues, ndërsa 18 aktvendime janë aprovuar. /teve1.info/
