Lajme

“Brenda PS ka luftë, karrigia e vendit 2 të qeverisë MALLKIM”/ Trondit gazetari: Ja kush festoi më shumë për eleminimin politik të Veliajt

Iftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, gazetari Artan Hoxha ka treguar për luftën brenda Partisë Socialiste.

Sipas tij, ajo që përfitoi dhe i leverdisi më shumë arrestimi dhe eliminimi politik i Erion Veliajt, ishte Belinda Balluku.

Edhe rasti i Veliajt ka dy momente të rëndësishme. Kemi të bëjmë edhe me qytetarin Erion Veliaj dhe me kryebashkiakun por edhe me një nga njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri pas kryeministrit Edi Rama. Veliaj ishte dhe shumë më i rëndësishëm se sa thjesht një kryetar bashkie, se kryetar ka qenë dhe Lulzim Basha po nuk kishte impaktin e Veliajt në jetën shoqërore dhe mediatike. Dhe për këtë u godit dhe u nxor nga loja.

Arrestimi i tij ishte një lëvizje e madhe tektonike. Ai u godit pas ceremonisë së Presidentit Trump, sa u kthye, u arrestua. Ai u mor në zyrë. Imazhi i mediave kombëtare dhe ndërkombëtare për një kryetar bashkie që arrestohet në zyrë, pati një impakt shumë të madh. Edhe Veliaj ka fuqi të madhe, si potencial politik dhe ekonomik, në këtë moment që ndodhet Veliaj, ku këshilli bashkiak dhe kryeministri e kanë shkarkuar Veliajn, pra kjo gjë ndodhi me miratimin e Ramës, edhe pse sot kryeministri sot mban një qëndrim që jo se e donte këtë gjë, por ndodhi. Që kryeqyteti është pa kryetar bashkie fizikisht kjo është një gjë që duket qartazi. Pritet që Veliaj të kishte akuza më të rënda.

Akuzat janë shumë më të vogla nga ato që pret publiku. Por masa është ekstreme. Lufta që zhvillohet në fakt është brenda PS, është e brendshme. Kjo ndodh kur një parti qëndron kaq kohë në pushtet. Të gjithë atje brenda i rrëzon lufta brendshme. Të gjithë aty luftojnë o për të qëndruar afër Ramës lart, ose për t`i bere gropën Ramës.

Kush përfitoi nga goditja e Veliajt, kush e zuri vendin e tij. Veliaj deri në atë moment ishte qartazi numri 2 i PS. Dhe kë pamë ne që u fuqizua shumë direkt pas rënies së tij? Belinda Ballukun. Madje e kam thënë dhe atëherë, që ministria e Belindës që ishte përballë Bashkisë, festoi kur u arrestua Veliaj. Ashtu sic festuan ata të Bashkia kur SPAK shkoi te Belinda. Ka një luftë klanesh atje brenda që kryeministri nuk do i mbajë dot nën kontroll.

Të Ngjashme