Lajme

OVL-UÇK paralajmëron protesta në gjithë Kosovën më 25 shtator

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se do të organizojë protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj.

Vendimi është marrë pas një takimi me kryetarët e degëve, ndërsa protestat janë caktuar të mbahen të premten, më 25 shtator 2026, në ora 17:00.

Përjashtim bën dega e Prishtinës, e cila do t’i bashkëngjitet protestës në ora 21:00.

OVL UÇK ka ftuar institucionet komunale dhe qytetarët që t’u bashkohen protestave, të cilat, sipas organizatës, kanë për qëllim shprehjen e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së dhe vlerat e luftës çlirimtare.

Në njoftim, OVL UÇK ka theksuar se mbështet protestat për këtë çështje përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe nuk cenojnë rendin kushtetues.

Organizata gjithashtu u ka bërë thirrje subjekteve politike dhe institucioneve që të tregojnë unitet dhe të hartojnë një strategji kombëtare për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së deri në vendimin e Gjykatës së Apelit./teve1.info/

Të Ngjashme