Lajme

Sa kushton realisht makina elektrike?/ Ja çmimi i karikimit për 1000 km në Shqipëri

Nëse makina karikohet në banesë, kjo sasi i shtohet konsumit të zakonshëm të familjes. Për vitin 2026, familjet që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj paguajnë 8.5 lekë/kWh. Kështu, nëse familja vijon të mbetet nën këtë prag edhe pas karikimit të automjetit, 180 kWh energji do të kushtonin rreth 1,530 lekë.

Por llogaria ndryshon nëse konsumi total i familjes të kalojë 700 kWh në muaj. Në këtë rast aplikohet çmimi prej 9.5 lekë/kWh, çka do te thotë se i njëjti karikim do të kushtojë 1,710 lekë.

Ndërkohë, karikimi në pikat apo stacionet e dedikuara ka një kosto më të lartë të energjisë. Për vitin 2026, për stacionet me fuqi të instaluar mbi 11 kW, të lidhura në tensionin 0.4 kV, ERE ka miratuar çmimin 22 lekë/kWh, ndërsa në orarin pik ai arrin në 25.3 lekë/kWh.

Në këtë mënyrë, për 180 kWh që nevojiten për të përshkuar 1,000 km, kostoja e energjisë arrin në rreth 3,960 lekë, ndërsa me çmimin e orarit pik do të ishte rreth 4,554 lekë.

Megjithatë, këto shifra nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht çmimin përfundimtar që drejtuesi paguan në një pikë publike. Sipas ERE-s, operatorët aplikojnë modelin e tyre të tarifimit, ku përveç energjisë mund të përfshihen edhe kostot e shërbimit, operimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës.

Orari pik zbatohet nga ora 18:00-22:00 gjatë periudhës nëntor-mars dhe nga ora 19:00-23:00 gjatë periudhës prill-tetor.

Të Ngjashme