ShowBizzz

“Budallaqe je që i shkruan?”- Sara Hoxha rrëfen me detaje historinë e njohjes me Ledrin

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Pardon My French” në Top Albania Radio, Sara Hoxha erdhi si fituese e “Dancing With the Stars”, duke folur pikërisht për aventurën në këtë program, por po ashtu foli edhe për lidhjen me Ledri Vulën, duke zbuluar disa detaje nga njohja e tyre dhe si nisi historia e dashurisë.

Fillimisht Sara tha se nuk e ka aspak problem që të njihet si “Sara e Ledrit”, duke u shprehur:

Unë nuk e kam problem fare. Unë fundja Sara e Ledrit jam dhe shyqyr që jam.”

 Ndërkohë e pyetur “A është qejf?”, (që të jetë Sara e Ledrit), influencerja u shpreh:

“Normal që është, sa goca do të donin të ishin në vendin tim. Unë nuk kam qenë fare një njeri publik kur jam njohur me Ledrin dhe tani më njohin njerëzit prej Ledrit dhe unë këtë gjë nuk e hedh dot poshtë sepse është e vërteta. Unë jam edhe tek “Dancing With The Stars” sepse jam njohur nga Ledri dhe jo se unë jam një këngëtare e mirë apo aktore”.

Ndërkohë sa i takon romancës së tyre, Sara rrëfeu se si nisi gjithcka:

“E gjitha nisi shumë gradualisht. Me Ledrin kam filluar të shkruaj për herë të parë në Instagram krejt pa asnjë lloj tendence, asgjë. I shkruajta unë sepse kemi qenë në një koncert të Ledrit grup edhe unë thjesht i dërgova foto, ma ktheu dhe unë pastaj nuk i ktheva më përgjigje. Jemi takuar pastaj pas një viti e pak, ka qenë çdo gjë gradualisht.

Në 2016 kemi nisur të flasim prapë. Në një koncert të Ledrit sërish dhe e çuditshmja ishte se ai më njohu, nuk ma mori mendja që do të më mbante mend ishim në Jalë. Aty ishte e çuditshmja që ai më njohu dhe mua nuk ma merrte mendja sepse sa goca shikon ai, pse duhet të më mbajë mend mua? Kisha veshur një fustan rozë dhe si po thoja edhe dalja në publik ndodhi shumë gradualisht pra ne kemi qenë shumë diskret në fillim. Unë nuk e dija që ai do të më mbante mend dhe ka qenë në backstage, pak si më poshtë dhe unë bëja xhiro për tek tualeti për ta parë që a do të më shohi, a do më njohi dhe kur ai më thirri “Sara, Sara” bëra njëherë sikur nuk e dëgjova sepse nuk isha e sigurt që a ishte e vërtetë apo më bënë veshët dhe pastaj herën e dytë e kuptova që po më njeh. Shumë e vështirë në fillim, për të dyja palët por nejse.”

Vështirësia e lidhjes së tyre në fillim ka qenë pikërisht për shkak të largësisë, pasi takoheshin shumë rrallë, ndërsa sipas influenceres të dy në atë kohë “nuk ishin në gjendje”.

Po ashtu Sara tha se ka pasur dyshimet e saj në fillimet e tyre, shpesh herë e pyeste veten: “Budallaqe je që i shkruan?”, madje ka menduar se asnjëherë nuk do përfundonin bashkë, megjithatë arritën që ta conin përpara lidhjen dhe të qëndronin bashkë.

Hoxha tregoi se i ka takuar prindërit e Ledrit që kur ata nuk e njihnin edhe aq mirë njëri-tjetrin, sepse ashtu e kishin ata marrëdhënien me njëri-tjetrin, ndërkohë që asaj i është dashur pak më shumë kohë nga ana e saj.