Lajme

Burgimi i ish-pjesëtarit të ISIS-it për spiunazh, Elezi: Shqetësuese janë dënimet minimale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për spiunazh, Hysri Selimit, duke e dënuar me 6 vjet burgim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës të ngritur më 9 shtator 2025, Selimi ngarkohej se nga muaji nëntor 2009 e deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025, si i rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (që njihet si BIA), në vazhdimësi ka ndihmuar punën e këtij shërbimi në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informatave që kanë të bëjnë me veprimtarinë e pjesëtarëve të UÇK-së, vrasjet gjatë luftës, personat e radikalizuar dhe numrin e pjesëmarrjes së tyre në luftën në Siri.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në emisionin “Kosova Today” ngriti shqetësime për dënimet minimale lidhur me këto vepra penale.

“Performanca e dobët e institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës ka shkaktuar edhe problemin”, u shpreh Elezi.

Të Ngjashme