Viktor Buzhala ka reaguar ndaj debatit për projektet e gazifikimit në Kosovë, duke akuzuar opozitën se po e paraqet si projekt shtetëror amerikan atë që ai e quan “gazin e Grenellit”.
Sipas Buzhalës, Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2026 rekomandon qartë përmirësimin e termocentraleve me qymyr dhe gazifikimin e qymyrit, duke shtuar se vetëm Lëvizja Vetëvendosje po ndjek këtë qasje, përcjell “Bota sot”.
Ai kritikoi partitë opozitare, duke pretenduar se veprimet e tyre po udhëhiqen nga kërkesat e ish-emisarit amerikan Richard Grenell.
Shkrimi i plotë
Opozita “gazin” e Grenellit po mundohet ta paraqes si gaz amerikan të vet shtetit. Ndërkohë, raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan i vitit 2026 e thotë qartë e trup: Kosova duhet të përmirësojë termoncentralet nga qymyri dhe të gazifikojë qymyrin. Vetëm një parti politike po vepron kështu, Vetëvendosje. Të tjerat veprojne çka t’iu thotë Grenelli.
