Lajme

Buzhala: Të hetohen të gjithë veteranët

Analisti Viktor Buzhala ka reaguar pasi në Prokurorinë Themelore të Prishtinës është dorëzuar një padi për verifikimin e rolit të Dritan Goxhajt në UÇK.

Përmes një postimi, Buzhala pyeti pse po hetohet vetëm Goxhaj, duke sugjeruar që verifikimi duhet të përfshijë të gjithë veteranët.

“Mirë kish qenë që Prokuroria të hetojë secilin veteran a është i vërtetë a i rrejshëm, pasi dhjetëra mijë sish s’kanë qenë dhe e zhvatin buxhetin çdo muaj”, ka shkruar ai.

Postimi i Buzhalës:

Në Prokurorinë Themelore të Prishtinës qenka dorëzuar padi, për të verifikur rolin e Dritan Goxhajt në UÇK. Pse veç Dritani, veç pse ju preku ku sduhet a? Mirë kish qenë që prokuroria të hetojë secilin veteran a është i vërtetë a i rrejshëm pasi dhjetëra mijë sish s’kane qenë dhe e zhvatin buxhetin çdo muaj.

Të Ngjashme