Lajme

Bytyçi ‘shokon’ me detajet për kërkesën e Vuçiqit: Ja çka i premtuan disa diplomatë ndërkombëtarë dhe Edi Rama!

Profesori Enver Bytyçi ka komentuar kërkesën e Vuçiqit për largimin e policisë dhe marrjen e kontrollit të territorit nga KFOR, si dhe kërkesën e Ramës për kontroll të NATO-s në veri.

Në këtë pikë, Bytyci potencoi se disa diplomat ndërkombëtarë i kanë premtuar presidentit serb se do ta largojnë policinë e Kosovës nga veriu, përcjell “Bota sot”.

Ai tha se “eleminimi i strukturave paralele të Serbisë dhe instalimi i stacioneve policore në veri të Kosovës është arsyeja kryesore e nervozizmit të këtyre diplomatëve dhe zëdhënësve të Vuçiq në trojet shqiptare”.

Postimi i plotë

Disa diplomatë ndërkombëtarë i kanë premtuar Vuçiq se do ta largojnë policinë e Kosovës nga veriu dhe më pas ta kthejnë në zonë ku përgjigjet KFOR-i apo EULEX.

Eleminimi i strukturave paralele të Serbisë dhe instalimi i stacioneve policore në veri të Kosovës është arsyeja kryesore e nervozizmit të këtyre diplomatëve dhe zëdhënësve të Vuçiq në trojet shqiptare.

Kërkesa e Vuçiq për largimin e policisë dhe marrjen e kontrollit të territorit nga KFOR është në të njëjtën valë premtimesh. Ndërsa kërkesa e Ramës për kontroll të NATO-s në veri e konferencë ndërkombëtare për Kosovën bëhet për disa arsye:

Së pari, se planet proserbe të Edi Ramës koordinohen me Beogradin.

Së dyti, se Rama e di që disa diplomatë amerikanë e europianë ia kanë premtuar veriun Serbisë.