Lajme

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të miturit për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i për të Mitur, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të miturit A.O, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 27-vjeçarit në fshatin Kobaj në Prizren të dielën.

Caktimi i masës është bërë pas kërkesës së Prokurorisë.

“Gjyqtarja për të mitur, pasi që i ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar. Gjyqtarja për të mitur, ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i bazuar në ligj, dhe i arsyeshëm dhe do të siguroj zhvillimin e pa penguar të rrjedhës së procedurës përgatitore, dhe sigurimin e prezencës së të miturit para institucioneve të drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Nga Gjykata kanë bërë të ditur se kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarit tjetër, vllai i të miturit dhe nënës së tyre e cila dyshohet për nxitje në vrasje është duke u shqyrtuar.

Të Ngjashme