Adrola Dushi ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe plot hijeshi.
Modelja e njohur ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, ku në pah del bukuria e saj natyrale dhe stili i thjeshtë që e karakterizon.
Pamjet e fundit të saj janë pritur me shumë interes nga ndjekësit, të cilët vlerësojnë shpesh elegancën dhe sharmin e saj.
Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet se reperi Capital T është me të vërtetë me fat që ka në krah një partnere si Adrola Dushi, e cila vazhdon të jetë një nga femrat më të komentuara dhe më të pëlqyera të showbizit shqiptar.

