ShowBizzz

“Çdo sukses i imi është i yni”/ Belina Pupa rrëfen se si 7 mijë dollarë ndryshuan gjithçka për çiftin

Belina Pupa ka folur në një intervistë për jetën dhe rrugëtimin e saj me bashkëshortin, Vis Pupa, pas një periudhe ku emrat e tyre u përfshinë në disa akuza mediatike që më pas nuk u vërtetuan.

Në podcastin e Grida Dumës, ajo ka treguar se suksesi i saj nuk është individual, por rezultat i një rrugëtimi të përbashkët me partnerin.

Sipas saj, shumë vendime të rëndësishme në jetën e tyre janë marrë duke u mbështetur te njëri-tjetri.

Belina kujtoi edhe kohën kur jetonin në Australi, ku për shkak të studimeve dhe mundësive, u desh të vendosej se kush do të vazhdonte më tej masterin.

Në atë moment, Vis Pupa vendosi të tërhiqej për t’i dhënë përparësi asaj.

Ajo tregoi gjithashtu një periudhë të vështirë financiare, kur çifti kishte vetëm rreth 7 mijë dollarë dhe vendosi t’i investonte në një projekt filmi. Pavarësisht rrezikut, projekti u realizua dhe u kthye në një eksperiencë të rëndësishme për ta.

Në intervistë, Belina foli edhe për marrëdhënien në çift, duke thënë se çdo lidhje funksionon ndryshe dhe nuk ka një rregull të vetëm. Sipas saj, ajo dhe Vis Pupa kanë zgjedhur të jenë shumë të lidhur në përditshmëri, por pa munguar hapësira personale kur është e nevojshme.

 

Të Ngjashme