Lajme

Çfarë e dallon Ramën nga Vuçiqi? Milaim Nela shpërthen pas zgjedhjeve në Serbi, paralajmëron për këtë rrezik në Shqipëri

Publicisti Milaim Nela ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe mënyrës se si po trajtohet mundësia e ndryshimit të pushtetit përmes votës. Duke kundërshtuar krahasimet mes Ramës dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Nela vlerëson se situata politike në Shqipëri ndryshon thelbësisht nga ajo në Serbi dhe se këto paralele po përdoren për të orientuar opinionin publik drejt përfundimeve të gabuara.

Në reagimin e tij në Facebook, Nela ngre shqetësime për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, duke akuzuar qeverisjen e Ramës për largimin e qytetarëve, tjetërsimin e pasurive dhe krijimin e një sistemi patronazhimi që, sipas tij, cenon vullnetin e lirë të votuesve. Ai shprehet se pa çmontimin e këtij sistemi nuk mund të ketë ndryshim të vërtetë politik përmes zgjedhjeve, ndërsa kërkon largimin e Ramës nga pushteti si hap të domosdoshëm për daljen e vendit nga kriza, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

RAMA NUK LARGOHET ME VOTË!

Të gjitha mejhanet mediatike thuajse pa përjashtim mbrëmë vazhduan trushpëlarjen e shqiptarëve!

Përmbledhja pak a shumë ishte si më poshtë:

– “Ramën mund ta rrezojë vota se Vuçiqi u largua me votë”

– “Studentët duhet të krijojnë një formacion politik se ashtu ndodhi edhe në Serbi”.

– “Ideja e Qeverisë tranzitore (teknike) është e gabuar sepse në Serbi nuk pati nevojë për ‘Qeveri Teknike’!

– shkuan deri atje sa bënë paralelizëm mes Partisë Milosheviçiane të Daçiqit dhe Partise Demokratike të Sali Berishês. Bile bile disa aludonin tek barazimi i Vuçiqit me Berishën edhe vizualisht!

– Rama po rri në pushtet sepse atë e mban Sali Berisha i cili po përpiqet të marrë drejtimin e protestës së studentëve! Pra e keqja reale është Berisha jo Rama!

– për të shpërndarë ide të tilla në plan të parë mbrëmë kishin lehësit e Kosovës në studiot e Tiranës me Batonë e Beratë dhe në Kosovë kishin dërguar Lehës Vasilin duke qenë se atje n’Kosovë vdesin për gjuhën standarte të Tiranës!

***

Ajo që në fakt përpiqen të bëjnë është që Rama është i keq për Shqipërinë sa ç’ishte Vuçiqi për Serbinë kur realiteti është katërcipërisht ndryshe;

– Vuçiçi me mënyrën e vet autokratike e ka zhvilluar Serbinë duke luajtur mes Perëndimit, Rusisë e Kinës e duke marrë miliarda investime prej tyre.

Rama nga ana e tij e ka boshatisur Shqipërinë dhe shitur pasuritë e saj të huajve!

– Vuçiçi është nacional-shovinist dhe po kërkonte ‘Stara-Serbian”, Serbine e Madhe kurse Rama e ka copëtu Shqipërinë me dogana brenda vendit dhe duket se po shet territorin nën masken e investimeve turistike!

– Vuçiçi bëri çfarë bëri në Serbi nuk e preku sistemin zgjedhor dhe me pahir apo pahir e dorëzoi pushtetin!

– Vuçiqi e do Serbinë e vendin e tij, Rama e urren deri në infinit Shqipërinë!

– Në Shqipëri sistemi kriminal i PATRONAZHIMIT të votës, nëse nuk gjendet mekanizmi për t’u çmontuar nuk lejon asessi votë e vullnet të lirë!

Si përfundim!

Rama NUK ikën me votë apo me vullnet të tij nga pushteti e në Shqipëri nuk ka asnjë shans qoftë edhe teorik për ndryshim me votë pa shkulur me rrenjë sistemin e Patronazhimit shtetëror, Lokal e mediatik!

E kjo kërkon si fillim largimin e Ramës dhe juntës së tij nga drejtimi i anijes shqiptare të cilën pashmagshmërisht ai po e çon drejt rrënimit përfundimtar!

Të Ngjashme