Djali 12-vjeçar i të ndjerës Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës, është dërguar në një nga strehimoret në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
49-vjeçarja, Arlinda Zekaj është vrarë të dielën me sëpatë nga kunati i saj, Albert Sylaj në Vitomiricë të Pejës.
I dyshuari për krimin Albert Sylaj ndodhet ende në arrati dhe se policia e ka shpallur në kërkim.
Ndërkohë, tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë, Arlinda Zekaj kishte njoftuar për rrezikun e saj për jetë.
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar Zekaj.
Ndryshe, e ndjera, Arlinda Zekaj pritet të varroset sot në ora 15:00 në fshatin Radavc./teve1.info/
