ShowBizzz

Çfarë mban Dolce në çantën e saj? Këto janë gjërat pa të cilat nuk del kurrë nga shtëpia

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së ndjekësve edhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme. Së fundmi, ajo ka ndarë me fansat një nga kuriozitetet më të mëdha që publiku ka për vajzat e ekranit: çfarë fshihet brenda çantës së tyre? Përmes një videoje, Dolce ka zbuluar gjërat pa të cilat nuk dalë kurrë nga shtëpia.

Si çdo femër që kujdeset për pamjen dhe detajet, në çantën e Dolces nuk mund të mungonin produktet e kozmetikës. Ajo ka treguar se nuancat e preferuara të buzëkuqit janë gjithmonë aty për një “rifreskim” të shpejtë gjatë ditës. Përveç buzëkuqit, një tjetër produkt që e shoqëron kudo është edhe blushi, duke vërtetuar se pamja e kuruar dhe me shkëlqim është prioriteti i saj në çdo moment.

Përveç makijazhit, çanta e ish-banores mban edhe gjërat më të rëndësishme e praktike të përditshmërisë. Ndër to, Dolce ka veçuar kuletën.

Në epokën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale, ku qëndrimi online është kthyer në domosdoshmëri, Dolce është treguar mjaft parashikuese. Një nga sendet më të rëndësishme në çantën e saj është karikuesi i telefonit, duke u siguruar që të mos mbetet kurrë pa bateri. Me këto gjëra kaq të rëndësishme dhe “baza”, Dolce tregon se është gjithmonë e gatshme për të përballuar një ditë të gjatë plot dinamikë.

https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2026/06/dolce.mp4

Të Ngjashme