ShowBizzz

“Çfarë më do kokrra e qejfit…”, Ermiona tregon se si është raporti mes saj dhe Luizit

Ermiona Lekbello një nga pjesëtaret e edicionit të dytë të BBV, ka folur për marrdhëniet e saj me Luizin pas përfundimit të spektaklit.

Në një lidhje me “SKype” me emisionin “Ftesë në 5”, Lekbello ka sqaruar se çfarë po ndoh mes jsa dhe Luizit.

Ermiona tha se Luizin e konisderon zemër dhe se lajmet nëpër portale janë manipulime.

TS Poll - Loading poll ...

“Unë atë që doja të bëja për Luizin, e bëra. Ai është fitimtar, gjërat e tjerë s’më interesojnë. Unë doja që Luizi të ishte fitues dhe është. Se thonë ushtare… po më do qejfi jam dhe ushtare, më do qejfi jam dhe fanse, kur më do qejfi bëj çfarë të më dojë kokrra e qejfit”, tha ndër të tjera ajo.

Lekbello shtoi se Luizin e ka ftuar në Monaco, aty ku ai do të shkojë bashkë me katër njerëz të tjerë. Ndërkohë nuk dha detaje nëse aty do të jetë e pranishme edhe Kiara apo jo.