LifeStyle

Çfarë nuk bën të pastrohet kurrë me sodë bikarbonati

Edhe pse është shumë e dobishme, shikoni se si soda e bikarbonatit nuk është zgjedhje e mirë me rastin e pastrimit

Edhe pse për shkak të një sërë lëvdatash e bën si zgjidhje universale për çdo gjë, soda e bikarbonatit megjithatë nuk është zgjedhje e mirë për pastrimin e këtyre tetë gjërave, sepse mund t’i dëmtojë dhe t’i shkatërrojë plotësisht!

Qelqi

Soda e bikarbonatit është mjet shumë agresiv, me të cilën shumë lehtë mund t’i dëmtoni sipërfaqet e qelqta. Nëse dëshironi të përdorni mjete natyrale, më mirë është të përdorni uthullën.

Alumini

Lirisht mund të lani enët e aluminta me sodë bikarbonati, mirëpo mos harroni që duhet menjëherë t’i shpëlani, në të kundërtën pluhuri i bardhë mund të shkaktojë oksidim dhe të lërë gjurmë të bardha të cilat është e pamundur t’i eliminoni.

Mermeri dhe kuarci

Me kalimin e kohës soda e bikarbonatit shkatërron shtresën mbrojtëse në sipërfaqe të mermerit dhe të kuarcit, pastaj fillon të lërë gërvishtje të shëmtuara në vetë materialin, transmeton Telegrafi.

Mobiliet e drunjta dhe dyshemeja

Soda e bikarbonatit mund të jetë shumë e fortë për disa lyerje në mobilie të drunjta. Si edhe te mermeri dhe kuarci, në fillim do të shkatërrojë shtresën mbrojtëse, pastaj do të shkatërrojë edhe vetë drurin.

Enët e praruara në ar

Ari është metal shumë i butë, ndërkaq soda është mjet shumë abraziv për pastrim. Kur njëherë të dëmtohet shtresa e arit, me kalimin e kohës e gjitha do të shkatërrohet.

Lëkura

Soda e bikarbonatit është bazike, ndërsa lëkura e njeriut butësisht e thartë. Me përdorimin e sodës së bikarbonatit në lëkurë do të neutralizohet thartira normale, gjë që si pasojë do ta bëjë lëkurën të thatë dhe të pëlcitur.

Flokët

Njësoj si edhe me lëkurën, përdorimi i sodës së bikarbonatit në flokë do të çojë deri në eliminimin e vajrave natyrale, prandaj flokët do të jenë të thata dhe të thyeshme.