Lajme

CIA paralajmëron Evropën për sulme të mundshme ruse me dronë, ja lista se kush përfshihet në ‘shënjestër’

Shërbimet amerikane të inteligjencës raportohet se kanë paralajmëruar disa vende evropiane për një operacion të mundshëm rus me dronë në Mesdhe. Sipas mediave, Spanja, Franca dhe Italia janë mes vendeve që mund të jenë në shënjestër të një sulmi të mundshëm.

Dronët mund të lëshohen nga anije tregtare, të fshehur brenda kontejnerëve, ndërsa modeli i përmendur është Gerbera. Burimet e cituara pretendojnë se këto mjete mund të përdoren për të shkaktuar dëme në aeroporte, porte apo infrastruktura të tjera, si dhe për të krijuar pasiguri.

Paralajmërimi thuhet se është përcjellë pas vizitës së drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë më 25 gusht. Sipas burimeve të El Mundo, autoritetet evropiane janë informuar për mundësinë e përshkallëzimit të veprimeve ruse ndaj vendeve që mbështesin Ukrainën.

Megjithatë, raportimi nuk është konfirmuar nga të gjitha vendet e përmendura. Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mohuar se Italia ka marrë një paralajmërim të tillë nga CIA. Ndërkohë, shqetësimet për incidente dhe operacione të dyshuara ruse në Evropë.

Të Ngjashme