ShowBizzz

Cllevio rrëfen jetën mes k*rcënimeve: Jam futur në bunker, duan të më vr*sin

Cllevio Serbiano ka folur hapur për situatën e tij personale në një intervistë në podcastin e Grida Dumës, ku ka treguar se po jeton në kushte të vështira sigurie.

Ai rrëfen se lëvizjet e tij janë të kufizuara dhe se ndihet i kërcënuar, duke marrë masa për mbrojtjen e jetës.

Të lidhura

None found

“Jam futur në bunker. Duan të më vrasin, ndaj lëviz me makinë të blinduar.”-u shpreh reperi.

Gjatë bisedës, ai përmend edhe një konflikt të hapur, të cilin e përshkruan si një përplasje që nuk ka marrë ende zgjidhje. Sipas tij, situata është e bllokuar dhe ndikimi i opinionit publik po e vështirëson mbylljen e saj.

“Jemi të dy në një duel, ngecëm! Ai do të më falë, por ka hallin e turmës…”-tregoi ai më tej.

Pavarësisht situatës, Cllevio shfaqet i vendosur dhe i fokusuar te muzika, duke e parë atë si diçka që do të mbetet edhe nëse ai nuk do të jetë më.

“Nuk e kam problem edhe nëse vdes! Muzika ime do të mbahet mend gjatë.”-tha Cllevio.

Intervista ka sjellë një panoramë të tensionuar të jetës së tij aktuale, mes frikës për sigurinë dhe përkushtimit ndaj artit.

Të Lidhura:

  1. “I vetmi kujtim nga politika je ti”, Hati surprizon Grida Dumën: Erdhe për fushatë, na përshëndete e na puthe në ballë
  2. “Luftë” klikimesh mes Grida Dumës dhe Arbana Osmanit, ja çfarë u bë shkak
  3. Për herë të parë në ekran, motra e Grida Dumës rrëfen jetën larg kamerave dhe eksperiencën në burgjet e SHBA-së: Të burgosurit shqiptarë, karizmatikë
  4. Takimi i ftohtë me babain pas 50 vitesh! Mariana Kondi përlotet në intervistë: Do zgjidhja vjehrrin para tij (VIDEO)

Të Ngjashme