Kuriozitete

Moti i keq- Probleme në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, ndërhyhet me eskavator për pastrimin e leshterikëve

Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq i pasdites së djeshme kanë sjellë probleme në shëtitoren “Taulantia” në Durrës.

Pjesa fundore e saj është mbuluar nga një sasi e madhe leshterikësh, të cilët kanë dalë në sipërfaqe dhe kanë zënë një pjesë të konsiderueshme të hapësirës publike.

Gjatë paradites së sotme ka nisur puna për pastrimin e zonës, ku po ndërhyhet me eskavator për largimin e masës së leshterikëve të grumbulluar pas motit të keq.

Të Ngjashme