Kleviol Ahmeti, i njohur për publikun si Cllevio, ka dhënë një intervistë pa filtra te Grida Duma Podcast.
Reperi i njohur shqiptar ka hapur ‘dosjen’ e kërcënimeve që i kanosen dhe jetës së tij në izolim.
Mes filozofisë dhe mbijetesës, ai deklaroi se po jeton një moment kritik ku çdo goditje mund t’i kushtojë shtrenjtë.
Cllevio pranoi hapur se liria e tij është kufizuar maksimalisht për shkak të personave që duan ta eliminojnë.
“Jam futur në bunker. Duan të më vrasin, ndaj lëviz me makinë të blinduar”, u shpreh ai.
Gjatë bisedës, ai hodhi dritë mbi një konflikt të hapur, të cilin e quajti një ‘duel’ ku palët kanë ngecur. Pa përmendur emra konkretë, ai la të kuptohet se kundërshtari i tij ndodhet në një presion social.
“Jemi të dy në një duel, ngecëm. Ai do të më falë, por ka hallin e turmës…”, theksoi tutje.
I njëjti shtoi se misioni i tij është i lidhur me artin dhe se ka arritur një pikë ku emri i tij do të jetojë edhe pa praninë e tij fizike.
“Nuk e kam problem edhe nëse vdes. Muzika ime do të mbahet mend gjatë”.
