Lajme

Çmimi i naftës të enjten, i njëjtë si të mërkurën

Çmimi i naftës në Kosovë ka mbetur i pandryshuar edhe këtë të enjte, duke vazhduar të shitet me 1.69 euro për litër, njësoj si një ditë më parë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, benzina është shtrenjtuar për një cent dhe aktualisht kushton 1.51 euro për litër, krahasuar me 1.50 euro sa ishte të mërkurën.

Ndërkohë, çmimi i gazit është ulur për një cent dhe sot tregtohet me 0.81 euro për litër.

Të Ngjashme