Rogert Sterkaj, një prej finalistëve të “Big Brother VIP Albania 5”, ka tërhequr vëmendjen me një reagim ndaj Alaudin Hamitit, moderatorit të “Big Brother VIP Kosova”. Rogerti përfundoi i katërti në finalen e BBVA5.
Në një postim në Instagram, Rogerti ka komentuar faktin se BBVK ka funksionuar deri tani me dy moderatorë, ndërsa “Big Brother VIP Albania” drejtohet nga një moderator i vetëm.
“Klan Kosova do të konkurrojë me Top Channel në Big Brother? Atëherë pse duhen DY prezantues?”, shkruan ai, duke iu referuar Alaudin Hamitit.
Por Rogerti nuk është ndalur me kaq. Ai ka ironizuar edhe deklaratat që e cilësojnë Alaudinin si një prej prezantuesve më të mirë në Kosovë, duke e krahasuar me Ledion Liçon.
“Apo ky tipi që premton spektakël, a.k.a. ‘prezantuesi më i mirë i Kosovës’, nuk është gati të përballet vetëm me demonin e etur?”, shkruan Rogerti, ndërsa në fund shton: “Kush është DEMONI, unë apo LEDIONI?”.

Reagimi vjen në një moment kur BBVK po përgatitet për edicionin e pestë dhe pas njoftimit se Jonida Vokshi nuk do të vazhdojë në moderim. Pikëpyetja tashmë është nëse Alaudin Hamiti do ta drejtojë i vetëm spektaklin apo produksioni do të zgjedhë një tjetër figurë përkrah tij.
Nga ana tjetër, Ledion Liço ka drejtuar tre edicionet e fundit të “Big Brother VIP Albania”, përfshirë BBVA5, ku Rogert Sterkaj ishte finalist.
Mbetet për t’u parë nëse Alaudin Hamiti do t’i përgjigjet publikisht ironisë së Rogertit apo do ta lërë reagimin e ish-banorit pa koment.
