Shkencë & Teknologji

​CoinPrime, bëhet kompania e parë e licencuar në Kosovë për shërbime me kriptovaluta

CoinPrime është zyrtarisht kompania e parë në Republikën e Kosovës e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) për ofrimin e shërbimeve me kriptovaluta.
Ky licencim shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tregut të aseteve digjitale dhe krijon një standard të ri për industrinë financiare në vend.

Vetë kompania që e ka bërë të ditur lajmin, e ka vlerësuar këtë sukses si dëshmi të angazhimit për të operuar në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullative, duke garantuar transparencë, sigurim dhe besueshmëri për klientët. “Licencimi nga BQK përfaqëson një konfirmim se aktiviteti zhvillohet sipas standardeve të përcaktuara nga autoriteti mbikëqyrës financiar i Republikës se Kosovës”, thuhet në komunikatën e CoinPrime.

Me këtë arritje, kompania zotohet se synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve dhe të kontribuojë në zhvillimin e një ekosistemi modern të aseteve digjitale. Ajo bën me dije se fokusi do të mbetet në ofrimin e zgjidhjeve inovative, profesionale dhe të rregulluara, duke rritur besimin e qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet me kriptovaluta.

Të Ngjashme