Dafina Zeqiri-Gjergji ka nisur pushimet verore bashkë me bashkëshortin e saj, Kreshnikun, dhe djalin e tyre, Daskanin.
Familja Gjergji ka vendosur të kalojë pushimet në jugun e Shqipërisë, duke zënë vend në Vlorë, shkruan IndeksOnline.
Ky pushim është i veçantë për Daskanin, që shijon të parën verë në det, bashkë me Dafinën që po shijon shtatzëninë e dytë.
Ajo ka publikuar disa fotografi të përbashkëta me Kreshnikun dhe Daskanin, bashkë me barkun e rrumbullakosur ku mban djalin e tyre të dytë.
Imazhet simpatike morën shumë komente pozitive në rrjete sociale
