Lajme

Damiano Toshi shpëton nga burgimi i përjetshëm, ja sa vite burg caktoi gjykata për vr*sjen e dy basketbollistëve

Damiano Toshi, një nga emrat më të njohur të bandës së “5 Dyqaneve”, i ka shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm dhe mund të dalë së shpejti nga burgu, pas vendimit të fundit të Gjykatës së Elbasanit.

Gjykata ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj Toshit, duke e dënuar me 25 vite burg.

Ulja e dënimit erdhi pasi u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, çka solli rrëzimin e dënimit të mëparshëm me burgim të përjetshëm.

See also  “U qëllua me plumb në kokë”/ DETAJE nga vrasja e shqiptarit në Greqi, ja kush e gjet trupin e pajetëVendimi i Gjykatës së Elbasanit erdhi pas rigjykimit të çështjes, i urdhëruar nga Gjykata e Lartë.

Më herët, kjo gjykatë kishte prishur vendimin që e dënonte Toshin me burgim të përjetshëm dhe kishte kthyer dosjen për shqyrtim të ri.

Damiano Toshi u shpall fajtor për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si dhe për plagosjen e Julian Beckës.

See also  Trupi i 56-vjeçarit gjendet i pajetë brenda stanit, ja dyshimet e para të hetuesveNgjarja ndodhi më 3 shtator 2004 pranë Pallatit të Sportit në Korçë dhe konsiderohet një nga episodet kriminale më të rënda të asaj periudhe.

Të Ngjashme