Lajme

Dardan Beqiri zgjedhet kryetar i Bordit, Zana Spahiu ud.drejtoreshë e RTK-së

Bordi i RTK-së ka mbajtur sot takimin e parë në përbërje të re.

Gjatë kësaj mbledhjeje Dardan Beqiri është zgjedhur kryetar i Bordit, derisa Xheraldina Cernobregu nënkryetare.

Në këtë mbledhje, Bordi i RTK-së e ka emëruar Zana Spahiun, në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Deri më tash, Zana Spahiu ka mbajtur pozitën e udhëheqëses së Zyrës Ligjore në RTK.

Monitoruesja, Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias, tha se sot u zgjodhen kryetari i bordit, nënkryetarja e bordit dhe U.D drejtorja e RTK-së. Sipas saj procedurat ishin në rregull.

“Do të vazhdoj të monitoroj veprimet dhe vendimet e tyre”, shkruan ajo.

Të Ngjashme