ShowBizzz

“Dashuria ime është këtu”- Ish-banorja e BBVA ndan lajmin e bukur: Sjell në jetë një vajzë

Këngëtarja dhe ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, Xheisara Frisku, është bërë nënë për herë të dytë.

Artistja ka sjellë në jetë një vajzë, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë edhe fotografinë e parë me të porsalindurën.

Në imazhin e publikuar, Xheisara shfaqet në shtratin e spitalit duke mbajtur në krahë vajzën e saj, fytyrën e së cilës ka zgjedhur të mos e zbulojë.

“Dashuria ime është këtu. Nuk di të përshkruaj ndjenjën, por di të them që jam me fat që Zoti vendosi të më bekojë sërish”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë, ku ka shënuar edhe datën 26 tetor 2026.

 

Kjo është vajza e dytë për Xheisarën, e cila është gjithashtu nënë e Sol Malinës.

Pas publikimit të lajmit, këngëtarja ka marrë urime nga miqtë dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët e kanë përgëzuar për ardhjen në jetë të vajzës.

Të Ngjashme