Lajme

Daut Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhje

Daut Haradinaj, u është drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke i ftuar që të dielën të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

Kjo, duke u bërë thirrje që të qëndrojnë të bashkuar në vendvotime.

Ai ka ftuar qytetarët të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

Të Ngjashme