ShowBizzz

Dea Mishel do të bëhet nënë dhe mezi po e pret!

Dea Mishel është një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke komunikuar shpesh herë me ndjekësit e saj virtual.

Ditën e sotme, moderatorja e njohur ka bërë një postim mjaft të vecantë në profilin e saj të Instagramit, duke treguar se po pret me padurim që të bëhet nënë.

Dea ka publikuar një video ku shihet një nënë me vajzën e saj, të cilat janë veshur njësoj dhe mesa duket, kjo ka ngacmuar bukuroshen bionde që të shpreh dëshirën e saj që kur të bëjë fëmijë, nuk dëshiron të bëjë asgjë tjetër por vetëm të rrijë me të.

TS Poll - Loading poll ...

“Kur të bëj fëmijë, do fiksohem. Nuk do bëj asgjë tjetër përvecse do rri me fëmijën. Do jem një nënë që rri në shtëpi. Po pres me padurim”, ka shkruar Dea në postimin e saj.

Sa i përket jetës personale të Deas, gjatë pjesëmarrjes së saj në “BBV” ajo ka rrëfyer se ishte “single” dhe ende vijon të mos jetë e dashuruar.



lokimagazine