ShowBizzz

Dea Mishel: Me Kristin kemi kimi, do përpiqem ta zbus se është i rreptë!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Dea Mishel, e cila zbuloi detaje nga nisja e “She’s On Top”.

Ajo dhe Kristi do të jenë anëtarë të përjavshëm jurie të “She’s On Top” që nis transmetimin këtë të diel.

E pyetur nga Bieta për marrëdhënien me Kristin, Dea Mishel sqaroi se mes tyre nuk ka ndjenja romantike.

“Unë me Kristin kuptohemi shumë mirë. Me disa njerëz ose kuptohesh ose jo dhe ne të dy kuptohemi. Me Kristin kemi kimi, ai është djalë simpatik. Por nuk mund të flasim për ndjenja romantike”, u shpreh ajo.

“Në ‘She’s On Top’ mendoj që Kristi do të jetë më i rreptë se ai është i drejtpërdrejtë dhe unë do përpiqem ta zbus”, shtoi Dea.