Lajme

Krasniqi: Diskutimet rreth kritereve për presidentin sikurse të ofrohet vend pune

Analisti politik, Dardan Krasniqi duke komentuar takimet e partive politike për presidentin me theks ato në mes të LVV-së dhe LDK-së, ka thënë se diskutimet për kriterin për presidentin po janë sikurse të ofrohet një vend pune.

Ai ka thënë se pozitat politike janë në shërbim të qytetarëve dhe jo vende pune

“Po flitet për çështjen e kritereve sikurse me marrë dikë në punë. Pozita politike nuk janë vend pune, janë shërbim dhe supozohet me qenë në shërbim të tjerëve. Politika tek ne është bastardua sepse po konsiderohet si vend pune”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Sa i përket një marrëveshje për një president konsensual mes LVV-së dhe LDK-së pas takimit të së martës, ai ka vlerësuar se është larg mundësia e një marrëveshje.

“Përpjekka për ta relativizuar çështjen e kandidaturave dhe kritereve përkatëse të jep me kuptu që ene janë larg të krijimit të një ambienti mirëbesimi për ecje tutje”, ka thënë Krasniqi.

Por, optimist  për një marrëseje shprehet analisti Xhavit Drenori.

Ai ka thënë se kjo javë do të jetë përcaktuese.

“Ka një rreth të ngushtë të njerëzve që është diskutua dhe tash duhet të kthehen brenda partisë që të marrin konfirmimin. Po besoj që gjatë kësaj jave do të definohet nëse do të ketë ose jo një marrëveshje, unë besoj që do të ketë marrëveshje”, tha ai në “InfoNata” në Tëvë1.

Të Ngjashme