Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës ka njoftuar se për shkak të një defekti të rëndë në linjën e transmetimit DN 1100mm çelik, që furnizon depot perëndimore të qytetit të Tiranës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Zonat që preken janë:
Selitë;
Kodra e Diellit;
Astir;
Yzberisht;
Pallatet Çabej;
Kodër Kamëz;
Fusha Misto Mame;
“Ekipet e UKT janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit”, tha UKT.
