Lajme

Deklarata e Zelensky-t për Kosovën, deputeti ukrainas bën reagimin e fortë

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ky i fundit rikonfirmoi se Kievi zyrtar nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

Goncharenko, i cili është edhe nismëtari i projektligjit për njohjen e Kosovës në parlamentin ukrainas, e ka cilësuar këtë qasje si një “gabim diplomatik”, ndërsa në rrjetin social X ka publikuar edhe një fotografi nga Prishtina ku shfaqet heqja e sloganit “Free Ukraine” nga “Hotel Grand”.

NEWS  Dhjetori i skandaleve/ Habit eksperti, ja personazhi më i klikuar nga shqiptarëtMegjithë qëndrimin e ekzekutivit, ai ka theksuar se populli ukrainas mbështet pavarësinë e Kosovës dhe është zotuar se do të vazhdojë betejën politike derisa Ukraina ta njohë zyrtarisht shtetin e Kosovës.

“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina DUHET ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, shkruan deputeti.

NEWS  Presioni ndaj drejtësisë para seancave gjyqësore/ Veliaj sot në Kushtetuese, shqyrtohet sot kërkesa

Të Ngjashme