ShowBizzz

Deklaratat e Drenushës për fëmijët e saj, Beatrix reagon publikisht

Deklaratat e fundit të Drenusha Latifit në rrjetet sociale kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

Pas rastit tragjik që tronditi vendin, atij të Arlinda Zekajt, shumë figura të njohura publike po ngritin zërin kundër dhunës ndaj grave dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë.

Në këtë valë reagimesh, Drenusha Latifi ndau sakrificën dhe sfidën e saj ligjore, ku deklaroi se ka tre vjet që përballet me procese gjyqësore dhe pret që kujdestaria e fëmijëve t’i besohet zyrtarisht asaj, ndonëse ajo kujdeset e vetme për ta.

Pati menjëherë një reagim mjaft emocional dhe mbështetës nga Beatrix Ramosaj, e cila i doli publikisht në krah Drenushës përmes një postimi në rrjetet sociale.

Beatrix shprehu dhimbjen e saj të thellë duke thënë se leximi i fjalëve të Drenushës i ka thyer zemrën. Ajo nëvizoi se pas gjithë asaj që Drenusha ka mbijetuar, ajo vazhdon ende të kërkojë, të presë dhe të luftojë për t’i siguruar vetes dhe fëmijëve të saj qetësinë e merituar.

Më tej, Beatrix perifrazoi se asnjë grua nuk duhet të detyrohet të provojë vazhdimisht dhimbjen e saj vetëm e vetëm që dikush ta marrë atë seriozisht. Ajo theksoi se Drenusha meriton të dëgjohet, të mbrohet dhe më në fund të ndihet aq e sigurt sa të marrë frymë lirshëm, duke i uruar këtë qetësi nga e gjithë zemra.

Në përmbyllje të reagimit të saj, këngëtarja përcolli një mesazh të fuqishëm vetëdijësues për shoqërinë dhe institucionet:

“Mbrojini gratë tona sa janë ende gjallë. Mos prisni që thirrjet e tyre për ndihmë të shndërrohen në fjalë që i lexojmë gjatë zisë.”

Të Ngjashme