Shumë nga sendet dhe materialet që zyrtarët kinezë i kishin shpërndarë delegacionit amerikan janë mbledhur dhe hedhur para largimit të tyre nga Kina me aeroplanin presidencial Air Force One.
Presidenti amerikan, Donald Trump u largua nga Kina pas përfundimit të bisedimeve të rëndësishme me liderin kinez, Xi Jinping, të cilat u zhvilluan në kuadër të një vizite dyditore shtetërore. Megjithatë, pavarësisht atmosferës së ngrohtë diplomatike, dallimet mes Uashingtonit dhe Pekinit mbeten të thella në çështje kyçe gjeopolitike.
Sipas raportimeve nga terreni, para hipjes në avion, stafi amerikan ka mbledhur dhe hedhur të gjitha materialet e shpërndara nga pala kineze për mediat dhe delegacionin. Mes tyre përfshiheshin kredenciale, telefona të përkohshëm të stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe stema të delegacionit, sipas gazetares së “New York Post”, Emily Goodin.
“Çdo gjë që vjen nga Kina nuk lejohet në avion. Po nisim së shpejti për në Amerikë”, ka shkruar ajo në platformën X.
Vizita përfshiu edhe një pritje zyrtare në rezidencën Zhongnanhai, ku Xi Jinping mirëpriti Donald Trump në kuadër të takimit përmbyllës të samitit. Dy liderët zhvilluan gjithashtu një shëtitje në ambientet e rezidencës, të njohura për arkitekturën tradicionale kineze dhe kopshtet historike.
Në aspektin politik, Pekini ka treguar rezerva ndaj thirrjeve amerikane për përfshirje më të madhe në zgjidhjen e konfliktit me Iranin, ndërsa Trump ka deklaruar se Xi ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar.
Ndërkohë, sipas zyrtarëve kinezë, Xi Jinping ka paralajmëruar në bisedime private se mosmarrëveshjet mbi Tajvanin, nëse nuk menaxhohen me kujdes, mund të çojnë SHBA-në dhe Kinën drejt përplasjeve serioze, madje edhe konfliktit të hapur.
American staff took everything Chinese officials handed out – credentials, burner phones from WH staff, pins for delegation – collected them before we got on AF1 and threw them in a bin at bottom at stairs.
Nothing from China allowed on the plane. We’re taking off shortly for…— Emily Goodin (@Emilylgoodin) May 15, 2026
