Lajme

Deputetë të PDK-së e Aleancës sërish para qeverisë, u bashkohen drejtorë e aktivistë nga Skenderaj dhe Istogu

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë vazhduar edhe sot aksionin e tyre para objektit të Qeverisë.

Kësaj  radhe, deputetëve u janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të PDK-së nga Skenderaj dhe Istogu.

Bllokimi i hyrjes në Qeveri nga deputetët e këtyre subjekteve politike ka ndodhur edhe gjatë javëve të kaluara.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës po kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive, dhe i kanë bërë thirrje kryesuesit të saj, Avni Dehari, që të thërras seancën për konstituimin e Kuvendit.

Të Ngjashme