Sot është dita e pestë që deputetët e PDK-së po mblidhen para hyrjes së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste për moskonstituimin e Kuvendit.
Në ditën e pestë të këtij aksioni, deputetëve të PDK-së u janë bashkuar edhe prodhuesit vendorë, të cilët së bashku me deputetët po qëndrojnë para hyrjes së Qeverisë.
Përveç para hyrjes së Qeverisë, gjatë këtyre pesë ditëve të protestave dhe aksioneve, deputetët e PDK-së janë mbledhur edhe në Kuvend. Ata po ashtu i kanë kërkuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit.
