Lajme

Deputetja e VV-së me akuza ndaj opozitës: Humbësit serialë në panik

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar opozitën për qasjen e saj gjatë ditëve kur në Kosovë ndodhen shumë bashkatdhetarë nga diaspora.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Selimi e ka cilësuar situatën si “panik të humbësve serialë”, duke pretenduar se përplasjet në Kuvend lidhen edhe me praninë e mërgimtarëve në Kosovë.

“Ndërhyrja brutale e opozitës në ditët e Mërgatës në Kuvend është para së gjithash, mllefi ndaj vizitorëve (Mërgimtarëve) sesa kundër fituesit të zgjedhjeve”, ka shkruar ajo.

Postim i plotë:

HUMBËSIT SERIAL NË PANIK

Ndërhyrja brutale e opozitës në ditët e Mërgatës në Kuvend është para së gjithash, mllefi ndaj vizitorëve (Mërgimtarëve) sesa kundër fituesit të zgjedhjeve.

I gjithë paniku i humbësve serial të zgjedhjeve lidhet me frikën se mos zgjedhjet po ndodhin pikërisht në kohën kur Kosova ka më shumë votues, pra kur mërgata jonë është në Kosovë.

Duket se frika më e madhe e tyre është vota e qytetarëve.

Të Ngjashme