Lajme

Detaje nga atentati i dështuar tek Ura e Milotit, “shënjeshtra” ishte divorcuar nga motra e autorit, ish-kunati tentoi ta vriste

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri, të regjistruara mbrëmjen e kaluar në zonën e Milotit, ku një automjet u qëllua disa herë gjatë lëvizjes.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ish-Posta e Policisë në Milot.

Dyshohet se një automjet tip “Audi A6”, ka ndjekur nga pas një automjet tip “Audi A7”, në të cilin udhëtonte “shënjestra”.

NEWS  LAJM I FUNDIT/ Paqja SHBA-Iran, Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimin e naftës! Ja sa do blihet edhe benzina!Burimet bëjnë me dije se, ndërsa automjetet ishin në lëvizje, autori i dyshuar ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të “Audi A7”.

Pavarësisht të shtënave, fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur. Nga hetimet paraprake, dyshohet se motivi i sulmit lidhet me një konflikt familjar, pasi personi, i cili ishte “shënjestër” ishte divorcuar nga motra e autorit të dyshuar.

NEWS  Tensione para Parlamentit, policia hedh ujë dhe spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve (Video)Policia po vijon punën për kapjen e autorit, ndërsa hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Ngjashme