Lajme

Detaje nga plagosja e këngëtarit/ Po pinte kafen e mëngjesit në lokalin ku performonte, një person i maskuar e qëlloi pas shpine

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këngëtari Taulant Hoti. Mësohet se Hoti punonte si këngëtar në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe në momentin e sulmit po pinte kafen e mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake, një person i paidentifikuar, i cili mbante një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19, është afruar papritur dhe e ka qëlluar me armë zjarri nga pas shpine, duke e lënë të plagosur.

Autori i dyshuar nuk është identifikuar ende, ndërsa mbeten të paqarta motivet që e kanë shtyrë të qëllojë ndaj këngëtarit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Ngjashme