Lajme

Kurti për vrasjen e Arlindës: Do të ketë masa, MPB-ja dhe MD-ja kanë 52 orë afat për raportin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar masa ndaj zyrtarëve nëse konstatohen shkelje apo neglizhencë në rastin e Arlinda Zekaj e cila u vra të dielën.

Ai ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë, kanë 54 orë afat që të sjellin raportin për këtë rast.

Kurti ka thënë se duhet të shikohet edhe për rastet tjera, pasi siç tha ai ka gra që mund të përballen me rrezikun

“Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë i kanë edhe 54 orë që të ma sjellin raportin për të ndriçuar këtë rast deri në fund edhe ku kanë dështuar secila prje hallkave të zingjirit institucional por edhe cka po ndodh me gjitha rastet e ngjashme. Është e domosdoshme t’i mbrojmë të gjitha gratë. Natyrisht se do të ketë edhe masa në përputhje me ligjin dhe rregulloret”, ka thënë Kurti para gazetarëve të martën, raporton teve1.info

Kurti ka thënë se sistemi i drejtësisë nuk është i drejtë dhe duhet të drejtohet.

“Na duhet ta drejtojmë drejtësinë. Drejtësinë nuk e kemi të drejtë, për të mos thënë e kemi të shtrembër. Kjo do të thotë hetim hetueseve, aktakuza prokurorëve dhe gjykime gjykatësve. Këtë nëse e kemi konsideruar dritash të rëndësishme, tash duhet ta konsiderojmë urgjente”, tha ai.

Të Ngjashme